Miratimi i ligjit
Nr.7943, datë 01.6.1995 Pensionet Suplementare dhe Institutet
Private të Pensioneve (dhe ndryshimet e bëra me ligjin Nr. 8393,
datë 2.09.1998”), si dhe plotësimi i infrastrukturës institucionale
e kuadrit rregullator, kanë krijuar mundësinë e licensimit të
instituteve private të pensioneve suplementare, duke hedhur bazat
për një alternativë të re, e cila do të veprojë paralel me skemën
aktuale shtetërore të sigurimeve shoqërore. Kjo bën të mundur që çdo
individ të investojë në mënyrë të sigurtë duke krijuar një bazë të
qëndrueshme ekonomike për periudhën e pensionit.
Nisur nga situata aktuale e gjendjes
së pensioneve në vendin tonë, problemet me të cilat përballen
kontribuesit (fuqia aktive e punës), përfituesit realë dhe ata
potencialë të skemës së pensioneve të sigurimeve shoqërore në vendin
tonë kërkojnë një zgjidhje të sigurtë dhe afatgjatë, të cilën e
ofron. Në ekonominë shqiptare në zhvillim dhe
tranzicion,
plotëson jo vetëm atë pjesë të munguar të skemës tradicionale të
sigurimeve shoqërore, por është një hap më shumë në formalizimin e
strukturave financiare të vendit tonë, pasi fondet e pensioneve,
japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimet ekonomike të vendit.
Instituti Amerikan i Pensioneve
Private Suplementare të Shqipërisë është shoqëri aksionere me
aksioner mazhoritar Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve si dhe
pjese nga biznesi vendas. Ky institut ka si objekt të tij suportimin
financiar të individëve në format e pensionit të pleqërisë,
pensionit të vjetërsisë në punë, si dhe të pensionit familjar. Kjo
mbështetje realizohet mbi bazën e kontributeve që individi
drejtëpërsëdrejti ose së bashku me punëdhënësin e tij do të derdhë
pranë A.P.F.A.
Bazuar në masën e kontributit, afatit kohor të pjesëmarrjes në
skemën e pensionit suplementar, të planit të pensionit të zgjedhur
dhe të rendimentit të investimit të fondeve, A.P.F.A
përcakton masën e përfitimit që aderuesit do të marrin në formën e
pensionit.
Te vetedijshëm se alternativa që i
ofrojmë tregut shqiptar është krejtësisht e re, në përzgjedhjen e
planeve të pensioneve suplementare janë marrë parasysh hapësirat
ligjore dhe përvojat më rezultative të vendeve të zhvilluara, ku
aplikimi i skemave të tilla të pensioneve ka qënë efikas dhe ka
dhënë rezultatet e duhura.
Ju falenderoj edhe një herë për interesin tuaj,
E-mail: akraja@afa.com.al