Kontratat tip

Kontratat që lidhen me Institutin Amerikan të Pensioneve Private Suplementare të Shqipërisë për t’u siguruar me pensione suplementare janë:

 


Kontratë sigurimi individuale

Çdo person fizik (individ apo punëmarrës) mund të sigurohet duke kontribuar individualisht ose bashkë me punëdhënësin.

 

Kontratë aderimi me punëdhënësin

Nëpërmjet një kontrate aderimi, punëdhënësi mund të derdhë kontribute në favor të punëmarrësve të tij, duke ndikuar në rritjen e interesave të ndërsjellta dhe të produktivitetit në punë


Ligji nr. 7943, datë 01.06.1995

Pensionet suplementare të menaxhuar nga Institutet Private të Pensioneve janë vullnetare dhe sigurohen në shtesë të përfitimeve që jepen nga skema publike e sigurimeve shoqërore. Mënyra e funksionimit  të skemës private të pensioneve është  përcaktuar në Ligjin Nr.7943, datë 01/06/1995 "Për pensionet suplementare dhe Institutet private të pensioneve" (i ndryshuar).

Ligji nr. 7638, datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregtare”

Mënyra e organizimit dhe funksionimit të shoqërive tregëtare përcaktohen në këtë ligj.

Rregullore “Për administrimin e kontributeve dhe përfitimet suplementare në IAPPSSH"

Kjo rregullore përcakton rregullat juridike dhe financiare të administrimit të fondit të pensioneve private suplementare në Institutin Amerikan të Pensioneve Private Suplementare të Shqipërisë si dhe marrëdhëniet e të siguruarve me fondin e pensionit.


Ligji Nr.9572, datë 3.7.2006 "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare"

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) është iinstitucioni publik i cili raporton në Kuvend, dhe ka si qëllim të rregullojë e mbikëqyrë veprimtarinë e tregut të titujve, tregut të sigurimeve dhe tregut të pensioneve suplementare.

 


Rregullore nr. 11, datë 22.02.2008 "Për mbikëqyrjen dhe kontrollin e instituteve private të pensioneve suplementare"

Mbikëqyrja nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare garanaton dhe siguron që Institutet Private të Pensioneve Suplementare të ushtrojnë aktivitetin e tyre të sigurt  dhe të qëndrueshëm, në përputhje me llegjislacionin në fuqi.

Copyright ©Apfa 2008
All rights reserved. / Apfa