APFA është një institut privat pensionesh suplementare i HAPUR në të cilin mund të aderojnë dhe sigurohen:
  • Punëdhënës
  • Punëmarrës
  • Të vetëpunësuar
  • Emigrantë
  • Të tjerë

Kontratat që mund të lidhen me APFA-në janë aderimi dhe sigurimi. Kontratat e aderimit lidhen në rastin kur punëdhënësi juaj merr përsipër që të paguajë kontribute ne favorin tuaj. Në këtë rast APFA do të nënshkruajë një kontratë aderimi me punëdhënësin tuaj dhe më pas një nënkontratë me ju ku do të përcaktohen kushtet e sigurimit për pension suplementar.

Kontributin e caktuar në kontratë si dhe shumën e kontributeve të tjera që ju doni të derdhni për të rritur fondin tuaj të pensionit suplementar, ju mund t'i derdhni nëpërmjet punëdhënësit tuaj ose në të gjitha sportelet e bankave.

Pavarësisht nëse ështe lidhur një kontratë aderimi apo kontratë sigurimi individuale, APFA do të hapë një llogari për secilin prej jush dhe ju mund të merrni sipas dëshirës, në çdo kohë informacion për gjëndjen e llogarisë tuaj.


Instituti Amerikan i Pensioneve Private Suplementare të Shqipërisë (A.P.F.A.), funksionon si shoqëri anonime,  me aksionerë:

Fondin Shqiptar- Amerikan   të Ndërmarrjeve.






Edil al Group.



Klientëve të APFA-së iu jepet mundësia që të kontrollojnë në çdo moment shumën e kontributeve të derdhura për pension dhe përfitimin që sigurohet nga investimi i tyre, nëpërmjet internetit tek linku "Llogaria Ime".


Ky Institut ka si objekt të veprimtarisë së tij mbështetjen financiare të individëve në format e pensionit të pleqërisë, pensionit të parakohshëm, si dhe të pensionit familjar. Kjo mbështetje realizohet nëpërmjet investimit të kontributeve që individi drejtëpërsëdrejti ose së bashku me punëdhënësin e tij, derdhin pranë A.P.F.A.

Bazuar në masën e kontributit, afatit kohor të pjesëmarrjes në skemën e pensionit suplementar, të planit të pensionit të përzgjedhur dhe të rendimentit të investimit të fondeve, A.P.F.A. përcakton masën e përfitimit që aderuesit do të marrin në formën e pensionit.

Larmia e shërbimeve që A.P.F.A u ofron të siguruarve është dizenjuar në mënyrë të tillë që të garantojë transparencën në lidhje me strategjinë e investimeve.

Vizioni i APFA përfshin në vetvete një shtrirje në rajonin e Ballkanit dhe sidomos në Greqi dhe Itali ku numri i bashkëatdhetarëve tanë është mjaft i lartë.



Pozicioni i liderit në tregun e pensioneve suplementare, është si rezultat i shfrytëzimit  të të gjitha burimeve që ne kemi në dispozicion. Identifikimi i emrit të A.P.F.A. në lidhje me pensionet private suplementare, ndërgjegjësimi i publikut me këtë lloj tregu dhe shërbimet që ofrohen, është arritur nëpërmjet një fushate strategjike marketingu dhe investimi të studjuar mirë.
Copyright © Apfa 2008.
All rights reserved. / Apfa