Kontributin e caktuar në kontratë si
dhe shumën e kontributeve të tjera që ju doni të derdhni për të rritur fondin
tuaj të pensionit suplementar, ju mund t'i derdhni nëpërmjet punëdhënësit tuaj
ose në të gjitha sportelet e bankave. Pavarësisht nëse ështe lidhur një
kontratë aderimi apo kontratë sigurimi individuale, APFA do të hapë një llogari
për secilin prej jush dhe ju mund të merrni sipas dëshirës, në çdo kohë
informacion për gjëndjen e llogarisë tuaj.