Kontributin e
caktuar në kontratë si dhe shumën e kontributeve të tjera që ju doni të
derdhni për të rritur fondin tuaj të pensionit suplementar, ju mund t'i
derdhni nëpërmjet punëdhënësit tuaj ose në te gjitha sportelet e
bankave. Pavarësisht nëse ështe lidhur një kontratë aderimi apo
kontratë sigurimi individuale, APFA do të hapë një llogari për secilin
prej jush dhe ju mund të merrni sipas dëshirës, në çdo kohë informacion
për gjëndjen e llogarisë tuaj.